×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Rama ik”, kryeministri pritet me protesta edhe në Durrës

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 19:01

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral në Durrës.


    Sikundër në çdo bashki tjetër që ka vizituar deri tani, edhe në këtë qytet, ai u prit me protesta nga mbështetësit e PD.

    Mbështetës të opozitës kanë pritur Ramën me pankarta “Rama ik”.

    PS zhvillon sot në Durrës takimin përmbyllës të fushatës.

    Kujtojmë se për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, 7 mijë policë do të angazhohen për të mbikëqyrur procesin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!