×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Kush bën të “zgjuarin” me çmimet e ushqimeve e barnave, do t’i hiqet e drejta për tregti

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 14:45

    Kryeministri Rama ka përcjellë një video, kësaj herë nga banesa e tij në Surrel. Rama ka deklaruar se duke nisur nga e premtja deri në të hënën, të gjithë duhet të mundohen që të mos dalin nëpër rrugë, teksa nuk kanë munguar dhe disa paralajmërime të qarta për ata tregtarë apo biznese që ditët e fundit kanë rritur çmimet e ushqimeve dhe barnave.


    Rama ka paralajmëruar po ashtu dhe shoferët që kanë shkelur rregullat duke dalë nëpër Tiranë e Durrës. Kryeministri tha se ata mund ta humbasin patentën dhe do t’u duhen vite për ta rimarrë.

    Rama: Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do të zgjasë. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sesa do të zgjasë. Por nuk do të jetë një histori e shkurtër, prandaj më shani mua sa të doni por masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet.

    Rama: Kush bën të ‘zgjuarin’ me çmimet e ushqimeve e barnave, do t’i hiqet e drejta për tregti

    Kryeministri Rama ka përcjellë një video, kësaj herë nga banesa e tij në Surrel. Rama ka deklaruar se duke nisur nga e premtja deri në të hënën, të gjithë duhet të mundohen që të mos dalin nëpër rrugë, teksa nuk kanë munguar dhe disa paralajmërime të qarta për ata tregtarë apo biznese që ditët e fundit kanë rritur çmimet e ushqimeve dhe barnave.

    Rama ka paralajmëruar po ashtu dhe shoferët që kanë shkelur rregullat duke dalë nëpër Tiranë e Durrës. Kryeministri tha se ata mund ta humbasin patentën dhe do t’u duhen vite për ta rimarrë.

    Rama: Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do të zgjasë. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sesa do të zgjasë. Por nuk do të jetë një histori e shkurtër, prandaj më shani mua sa të doni por masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet.

    Kush do të kapet në thyerje të rregullores së emergjencës, mund ta humbasë përfundimisht patentën dhe të ndalohet për disa vjet të hyjë në kurs për ta rimarrë. Kush do të luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe barnave, mund ta humbasë përjetësisht mundësinë për të tregtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!