×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Nga paketat ekonomike përfituan rreth 238 mijë të punësuar

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 11:00

    Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook, shifrat në lidhje me mbështetjen e qeverisë për të prekurit nga pandemia e COVID-19.


    Sipas kryeministrit Rama, nga paketat ekonomike janë vënë paguar 12 miliardë lekë për 237.883 të punësuar në 82,089 biznese.

    Nga paketa e parë, sipas shifrave të publikuara nga kryeministri, përfituan 65.361 individë në vlerën 5.1 mld lekë.

    Ndërkohë në paketën e dytë përfituan 172,522 persona me vlerën 6.9 mld lekë.

    “Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e Covid19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!