×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama përplaset me ish ministren greke: Erdogan s’ka ndërhyrë për prishjen e paktit detar në 2009

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 13:23

    Ta zgjidhim çështjen e detit nën udhëzimin e gjykatave ndërkombëtare ose përmes ndihmës së një pale të tretë. Ky ishte ‘propozimi’ i kryeministrit Rama, gjatë fjalës së tij në forumin e ‘The Economist’ në Greqi. Por duket se hapja e temës së detit dhe paktit të munguar mes Shqipërisë e Greqisë, ka sjellë në tavolinë një diskutim të vjetër.


    Rama: emi zhvilluar një dialog me qeverinë e kaluar për disa çështje. Shpesh këto marrëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrijmë dakordësi për të, ne të mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, pra një pale të tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri grek flet përpara parlamentit grek për një të drejtë legjitime të Greqisë mbështetur në Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës së Detit për të shtrirë kufijtë e vetë detarë me 12 milje dhe kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri. A thua se kryeministri duhet të përgjigjet njerëzve që nuk dinë se çfarë flasin. Gjithmonë kjo ndez pakënaqësi e mosmarrëveshje bazuar në çështje faktike

    Ndryshe mendon për ‘palët e treta’ ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, një ndër politikanet që firmosi në 2009 marrëveshjen për detin (e hedhur më tutje poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese shqiptare). Bakojanis u shpreh se marrëveshja e Detit e firmosur në vitin 2009 u anulua për shkak të interesave dhe ndërhyrjes së palëve të treta. Sipas saj ‘pala e tretë’ ishte Turqia.

    Bakojanis: Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe.

    Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë.

    Shpresoj që Presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut. Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë.

    Si lider i opozitës në 2009 dhe kryetar i partisë që e çoi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese, Rama kundërshtoi argumentin e Bokajanis duke thënë se kurrë nuk ka folur me Erdogan për atë marrëveshje.

    Rama: Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte kryeministër i Turqisë. Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile. Unë thash e çojmë në Gjykatën Kushtetues pasi ajo ka të gjitha instrumentet për ta kontrolluar atë marrëveshje. E kam dëgjuar në Shqipëri apo në autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë.

    Kjo është fjala ime dhe s’kam gjëra të regjistruara dhe asnjëherë me Presidentin Erdogan s’kam diskutuar që kjo marrëveshje është anuluar prej interesit Turk. Kurrë!

    Ti largojmë këto mendime që këto të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve. I jam mirënjohës Mitsotakis sepse ka patur një qëndrim mjaft konstruktiv për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të mos u kthyer prapa. Askush nuk është i interesuar për ta mbajtur këtë çështje të pazgjidhur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!