×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama porosit policinë: Pensionistët mos i lini të dalin! Kush qarkullon ‘çift’ do gjobitet

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 18:06

    Këtë të mërkurë kryeministri ka vendosur që të mos flasë ai vetë për koronavirusin, por të lërë ministrat e tij të tregojnë ç’po ndodh, në një mbledhje virtuale.


    Rama ka kërkuar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që policia të mos lejojë daljen në rrugë të pensionistëve dhe se ndihma ndaj tyre do duhet të shtohet nga strukturat shtetërore. Rama i kërkoi Lleshajt që policia t’ kthejë mbrapsht nëpër shtëpi të moshuarit që gjenden nëpër rrugë në oraret e lejuara për të qarkulluar. (05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës). Por po ashtu kujdes duhet të kenë dhe ata qytetarë që dalin me dy apo disa persona të tjerë, gjë e cila nuk do të lejohet e madje do të gjobitet.

    Rama: Penisionistët duhen rikthyer në shtëpi. Pensionistët kryefamiljar që janë vetëm ose çift duhen shërbyer nga ne dhe të tjerët duhet të ndihmohen nga fëmijët. Policia duhet të rikthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen rikthyer nga rruga.

    Patrullat e policisë duhet të ndalojnë dhe t’i thonë xhaxhi në shtëpi. Ashtu sikundër ecja bashkë është e ndaluar. Duhet të ecin një e nga një. Je burrë dhe grua, por nëse vazhdojmë kështu do të dalin të gjithë martuar edhe burrë me burrë. Nëse ecën bashkë duhet të gjobitesh dhe u sekuestrohet edhe makina. Këtë e bëri edhe Italia, para pak ditësh.

    Në lidhje me pagesën e dritave dhe ujit, Rama u tregua i prerë se e vetmja lehtësi që do të sjellë qeveria do të jetë fshirja e kamatvonesave.

    Rama: Pagesat e dritave do bëhen një për një, kush nuk paguan nuk do të ketë drita. Mos pagesa e dritave krijon një efekt zinxhir në gjithë hallken e financave dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kemi fshirë kamatvonesat komplet. Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë të shpenzojë më pak. Nuk u bë deti kos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!