×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Range Roveri” del nga rruga e përplaset me shtyllën

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 9:21

    Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë.


    Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përplasur me një shtyllë.

    Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, edhe pse drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari R.M. ka marrë lëndime të lehta në trup dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme, pa pasur rrezik për jetën.

    Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila nisi edhe hetimet. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti tip fuoristradë, i cili ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme. /tch/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!