×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rreth 500 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID në Shqipëri

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 11:34

    Vetëm dje, 17,125 qytetarë janë vaksinuar duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 494,028 në Shqipëri.


    Këtë shifër e ka publikuar Ministrja e Shëndetësisë atje, Ogerta Manastirliu e cila thekson se vaksinimi vijon me ritme të larta në çdo cep të vendit.

    Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 100 raste te reja dhe 2 viktima nga Coronavirusi.

    Deri më tani janë kryer 638,671 testime, ku kanë rezultuar 131,185 raste pozitive. nga këto raste aktive janë 18,617. Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 110,172, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,396 të prekur nga COVID-19.

    Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 15,317 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 1,150 raste dhe Durrësi me 272.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!