×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete në Shqipëri si pasojë e reshjeve të dendura

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 9:34

    Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve.


    Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.

    Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!