×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëzohet nga motori, ndërron jetë 50-vjeçari

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:25

    Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e së martës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të Elbasanit.


    Viktima udhëtonte me motor, kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

    “Në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas, shtetasi B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar, dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”, sqaron policia lokale, raporton tch.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!