×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet çmimi i karburanteve në Shqipëri

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:43

    Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar rritje me 5 lekë për litër, kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së kontrollit mbi rezervat e detyruara të kompanive të karburanteve.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është përgjegjëse për kontrollimin e kompanive të derivative por mesa duket kreu i këtij institucioni Belinda Balluku nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur.

    Shtrenjtimi ka ndodhur për shkak të ndryshimeve në bursa. Por ekspertët shprehin shqetësimin se në rastin kur ka ulje të çmimit të katburanteve në tregjet ndërkombëtare në Shqipëri nuk ndodh e njëjta.

    Qytetarët ankohen se kostot e derivative janë shumë të larta për ti përballuar, krahasuar me vendet e rajonit.

    Për këtë ngritje të çmimit taksistët ankohen më së shumëti, ata thekojnë se puna e tyre varet nga derivatt dhe nuk kanë si t’ju shmangen.

    “Ne që jemi taksistë na rëndon më shumë se gjithë të tjerëve. Jemi të lidhur me naftën. Është absurde”, thanë disa taksistë në Tiranë, transmeton Reporteri.net

    Që prej disa ditësh në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve në kryeqytet konstatohet se një litër naftë kushton 176 lekë nga 171 që ishte më parë. Operatorët e tregut e justifikojnë rritjen e çmimit të naftës me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare ku një fuçi naftë kushton 67 dollarë nga 50 që ishte më parë.

    Ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë. Kjo pasi institucionet kujdesen për të shtuar numrin e taksave por jo kontrollin për spekulimet me çmimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!