×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet numri i të shëruarve nga Covid-19 në Shqipëri

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 16:16

    230 është numri që ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, referuar të infektuarve me coronavirus që janë shëruar në 24 orët e fundit.


    Kjo është shifra më e lartë e të shëruarve që kur shpërtheu pandemia e coronavirusit, duke çuar numrin total në 8077.

    Ndërkaq pritet që ministria të bëjë përditësimin e situatë , ku do të shihen sa raste të reja me të infektuar, sa të shtruar dhe nëse ka pacientë që nuk e kanë fituar dot betejën me coronavirusin.

    COVID-19 – Statistika deri më tani:

    Testime totale 88040
    Raste pozitive 13649
    Raste të shëruara 7847
    Raste Aktive 5415
    Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 2676
    Durrës 596
    Shkodër 397
    Lezhë 306
    Elbasan 302
    Fier 249
    Korçë 240
    Vlorë 193
    Kukës 156
    Berat 114
    Dibër 109
    Gjirokastër 77

    https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1060644844391565

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!