×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ruçi në Katar: Të zbatojmë marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 13:20

    Kryetari  i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i grupit të miqësisë me Katarin, Taulant Balla, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Vilma Bello dhe Musa Ulqini, si edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shipërisë, Genc Gjonçaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.


    Ditën e djeshme Ruçi dhe delegacioni shqiptar u takuan me Kryetarin e  Parlamentit të Katarit, Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud.

    Gjatë takimi Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet e mira dypalëshe me Katarin si edhe sugjeroi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, nëpërmjet rritjes së kontakteve të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare, si edhe nxitjen e qeverive, institucioneve dhe sipërmarrjeve private të të dy vendeve për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin midis tyre.

    Ruçi nënvizoi gjithashtu se marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve duhet të fillojnë të zbatohen, në mënyrë që qytetarët dhe sipërmarrjet të përfitojnë prej tyre.

    “Me interes për Shqipërinë do të ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimi  i investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.Midis tyre, dëshiroj te nenvizoj aktivizimin e marrëveshjeve ekonomike e tregëtare të nënshkruara dhe përshpejtimin e atyre që janë në proçes, përshpejtimin e veprimeve të qeverise së Katarit për lehtësimin dhe heqjen e vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transporit ajror dhe hyrjen e Qatar Airëays  për fluturime direkte Doha-Tiranë. etj”,- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

    Kryetari i  Parlamentit të Katarit, z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud vuri në dukje se Shteti i Katarit është mjaft i interesuar dhe i vendosur të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend mik. “Unë do të nxis qeverinë  dhe kompanitë katareze të shqyrtojnë me kujdes propozimet e palës shqiptare dhe tu përgjigjen atyre me nisma konkrete bashkëpunimi”,- nënvizoi kryeparlamentari al-Mahmoud.

    Gjithashtu Ruçi kërkoi  mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!