×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha: Basha dhe Rama kanë marrëveshje okulte për t’i heq sovranitetin PD-së

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 10:21

    Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi.


    Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.

    Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

    Ish-kryeministri Berisha u përshëndet fillimisht me një grup militantësh të PD-së që kishin dalë në hyrje të godinës së Kuvendit për të kundërshtuar vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ai ka bërë deklarata të forta duke folur për një marrëveshje okulte Basha-Rama, e cila sipas tij i hoqi përfundimisht sovranitetin partisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!