Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për Azem Hajdarin. I pranishëm ishte edhe djali i tij Kiri Hajdari dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.
Bislim Ahmetaj, kreu i shoqatës së dhjetorit 90 u shpreh për mediet se PD është në ditët e saj më të zeza. Sipas tij, sot PD është e kapur nga një grup i vogël njerëzish të cilët e duan për biznes.
Kreu i shoqatës shtoi se përjashtimi i Berishës është një nga goditjet më të mëdha që i është bërë PD-së.
“Në cilësinë e liderit të shoqatës së dhjetorit kam vite që e kam zhvendosur ceremoninë në vendin ku ai është vrarë. Në PD ka disa vite që idealet e Azem Hajdarit janë shkatërruar, ai ka luftuar për votën e lirë, për pluralizmin politik për demokracinë për PD. Ne sot gjendemi me të vërtetë në një udhëkryq që s’po dimë të gjejmë rrugën.
PD është në ditët e saj më të zeza. Sot PD është kapur nga një grup i vogël njerëzish të cilët e duan për biznes.
Një grup i vpgël njerëzish i orientuar dhe kapur tërësisht nga kryeministri i vendit. Kemi një kryeministër dhe një opozitë bisht.
Përjashtimi i Berishës nga vendimi i një mi ambasadash që zotëron vulën e PD për momentin është një nga goditjet më të mëdha që i është bërë PD-së. Ne sot na thërret ndërgjegjia e Azem Hajdarit që ta rikthejmë PD-në ato vlera që e duan demokratët,” tha Ahmetaj.