×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Salianji: PD do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 23:06

    Deputeti i zgjedhur në qarkun Korçë, Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në në 9 qarqe të vendit.


    Kërkesa e PD argumentohet se në zgjedhjet parlamentare janë konstatuar parregullsi dhe manipulime nga ana e Partisë Socialiste.

    Salianji tha në “ Tv Klan” se PD është duke përgatitur një dosje me prova të cilat faktojnë pretendimet e Partisë Demokratike për parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

    Arian Çani: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?

    Ervin Salianji: Po!

    Arian Çani: A është e mundur kjo gjë?

    Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.

    Arian Çani: Kush e vendos këtë?

    Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.

    Arian Çani: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet?

    Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëriten për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë.

    Ndërsa analisti Arjan Curi thotë se nuk mendon që kërkesa e Partisë Demokratike të miratohet nga organet zgjedhore.

    Arjan Curi: Jo s’ka asnjë shans. Nuk ka shans të kthehet, kot që i mbajnë njerëzit me shpresa, i lodhin. Më mirë fatalist dhe realist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!