×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Saranda mbushet me tabela në greqisht, PDIU: Cënim i sovranitetit, të ndërhyjë qeveria dhe prokuroria

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 19:09

    PDIU ka denoncuar vendosjen e tableva në greqisht në zonat e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit. Në një deklaratë, kjo forcë politike thotë se kjo përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.


    “Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar”, thuhet në reagim.

    PDIU kërkon ndërhyrjen e menjëherë të qeverisë dhe në rast se nuk e bën, sipas saj ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit.

    “Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë! PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë! Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë”, thuhet në reagim.

    Deklaratë e plotë PDIU-së

    Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.

    Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit.

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar.

    Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë!

    PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë!

    Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!