×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekretari i PD-së: Edi Rama është kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 22:24

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka treguar detaje rreth asaj se çfarë përmban dosja 184, për të cilën opozita pretendon se janë të tjera përgjime sikundër edhe në dosjen 339, ku drejtues të lartë të PS-së janë të përfshirë direkt në shit-blerjen e votës.


    Por deklarata e bërë nga demokrati këtë herë ka qenë shumë e fortë duke u shprehur se në dosjen 184 është vetë Edi Rama, i cili është kapur në përgjime duke folur me elementë të inkriminuar, të cilët bëjnë pazare me votën e shqiptarëve.

    “Duke filluar nga Kryeministri i vendit Edi Rama tek ministra të qeverisë së tij dhe tek drejtues lokalë të PS-së, tek drejtues të Policisë së Shtetit. Sepse ky është një problem shumë i madh i përfshirjes së Policisë së Shtetit si një bandë në favor të një partie politike ndërkohë që policia duhet të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra një numër i konsiderueshëm funksionarësh publikë”, ka deklaruar Bardhi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!