×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vjen në Tiranë, takohet me Ramën

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 10:13

    Pikërisht në ditën kur opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të ndodhet në Tiranë.

    Mësohet se Stoltenberg do të mbërrijë pas mesditë në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

    Ndalesa e parë do të jetë nq Kryeministri, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.

    Me pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!