×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohen produkte ushqimore të falsifikuara në vlerën 160 mijë dollar

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 17:13

    Një sasi mallrash të flasifikuara me vlerë 160 mijë $ janë sekuestruar nga Policia e Shtetit, falë operacionit ndërkombëtar “OPSON 8”.


    Policia bën me dije se në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

    -Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

    – Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte..

    – Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale gjithsej 30 subjekte.

    “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, Prodhim të Kundraligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave”,

    Gjithashtu policia bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona, 9 persona jannë arrestuar në flagrancë dhe 1 person është shpallur në kërkim.

    Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.

    Në këtë operacion kanë marrë pjesë shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota.

    Ky operacion ndërkombëtar u mbështet nga INTERPOL dhe EUROPOL

    Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!