×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sërish protestë në Vlorë, bizneset duan të punojnë me muzikë deri në 12 të natës

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 21:46

    Përfaqësuesit e disa bizneseve në qytetin bregdetar të Vlorës kanë dalë sot sërish në protestë.


    Ata ndodhen para Komisariatit të Policisë pasi kërkojnë që të zgjatet ora e lejuar e muzikës.

    Biznesmenët kërkojnë që muzika të vazhdojë në lokale deri në orën 00:00 dhe mbyllja të bëhet më vonë, në orët e para të mëngjesit rreth orës 02:00, teksa sot kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit në Vlorë.

    Nuk dihet ende se çfarë është biseduar konkretisht mes tyre dhe përfaqësuesve të bizneseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!