×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sërish protestë tek selia e PD, kërkohet dorëheqja e Bashës: Ky na ka tradhtuar

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 14:41

    Disa simpatizantë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar sërish sot një protestë tek selia blu. Ata kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pasi sipas tyre ai është përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.


    Një prej simpatizantëve tha se ka shumë emra të tjerë që mund të kthejnë PD-në në pushtet, ku një prej tyre sipas tij është dhe Agron Shehaj.

    Po ashtu ai tha se ndihen të tradhtuar dhe deklaroi se ka grisur teserën e PD me firmën e kryetarit Basha.

    “Ky na ka tradhtuar, ta marrin vesh të gjithë. Unë e kam grisë teserën e Partisë Demokratike me firmën e Lulzim Bashës“, tha simpatizanti i PD.

    Nga ana tjetër Ibsen Elezi, ish-kreu i PD në Kukës tha se të gjithë anëtarët e PD që protestojnë kanë qenë aktiv në zgjedhje e 25 Prillit. Ditës së dytë të protestës i janë bashkuar edhe Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri, të cilët i janë drejtuar zyrtarisht së bashku me 8 anëtarët e tjerë për të kërkuar largimin e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

    Edvin Kulluri bashkë me zonjën Harxhi ishin në një mendje kur thanë për gazetaren Elda Menga se Basha nuk mund të mbajë peng shtëpinë e tyre.

    Kulluri: ne duam komunikim në bazë , që të flasim, ia kemi borxh demokratëve.

    Harxhi: S’ka pse mos të ketë protesta, kësaj në radhe në shtëpinë e tonë se po mbahet peng.

    Kulluri: Kjo nuk është betejë për karrigën , por për vlerat e PD që në ditën e PD të themelimit.

    Protesta udhëhiqet nga Ibsen Elezi prej dy ditësh. “Madje nëse ka moral nuk duhet ta pranojë as mandatin e tij. Rritja me 15 mandate krahasuar me vitin 2017, nuk është meritë e Lulzim Bashës por e popullit që ka qenë i mërzitur nga klikat fashiste të Edi Ramës. Ne kemi ndenjur të heshtur deri tani sepse po shpresonim që të fitonte PD në këto zgjedhje, por tani pas zgjedhjeve ky del e thotë jemi më të fortë se kurrë. Ky n’a ka tradhëtu, unë e kam grisur teserën e partisë time përpara votuesve. Në momentin që një demokrat del e deklaron se ka rritje votash vetëm si pasojë e mërzitjes së popullit. Dua të garantoj dicka që ato vota që i ka PD i ka bio dhe të pa blera”– përfunduan protestuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!