×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shemben 40 objekte gjatë brezit të rërës në Shëngjin

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 18:19

    Në Shëngjin ka nisur aksioni për shembjen e ndërtimeve provizore përgjatë brezit të rërës.


    Ndërhyrja po realizohet nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, e cila prej tre 3 vitesh kishte kërkuar shembjen e këtyre ndërtimeve.

    Janë rreth 40 objekte që do të shemben nga fadromat e IKMT.

    Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj tha se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që kanë zaptuar brezin e rërës.

    “Nuk është një aksion i Bashkisë Lezhë, është një koordinim me IKMT. Është një kërkesë e hershme për të vendosur një rregull në menaxhimin e bregdetit dhe kemi bërë një kërkesë pothuajse për të gjithë objektet aty dhe unë jam që bregeti të jetë i të gjithëve, jo i selektuar. Shëngjini është masakruar në prona. Unë do të isha dhe për një rishikim të atyre pronave, se si janë marrë apo dhënë. Unë jam transparent dhe jam që bregdetit i Shëngjinit dhe i gjithë Shqipërisë të rishikohen pronat përreth tyre”, u shpreh Frrokaj, shkruan shqiptarja.com.

    Pas shembjes së ndërtimeve, do të nisë menjëherë puna për largimin e inerteve dhe sistemimin e zonës bregdetare, për të qenë gati për sezonin turistik që pritet të hapet zyrtarisht brenda pak javësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!