×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shembja e teatrit, Meta: Duhet të krijojmë një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 10:41

    Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.


    Presisdenti Ilir Meta ka ripostuar këngën e zviceranit Marco Zappas, ku shprehte revoltën e tij për shembjen e teatrit.

    Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se kjo këngë është një homazh duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, ”për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”.

    Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
    “Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

    Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR
    RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.

    ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

    E latë dalëngadalë të vdesë,
    E katandisët dalëngadalë
    Në një gërmadhë
    Pastaj një të shtunë, natën
    Goditja finale!
    Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
    Që për njëzet e shtatë muaj,
    Çdo mbrëmje, çdo natë
    Besuan tek kjo ëndërr
    Zemrën e tyre që rrihte.
    Përse?
    Dhuna e një pushteti
    Kujton të kaluarën
    S’e bëri tërmeti,
    E bëri pushteti
    Fikët një qiri
    Që i jepte dritë qytetit
    Dhe ne pyesim veten: Përse?
    Sa bukur ishte të luaje
    Në këtë teatër të mrekullueshëm
    Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
    Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.
    Shkatërruat një histori,
    Duke mbytur çdo shpresë.
    Përse? Përse? Përse?
    Dhuna e një pushteti
    Kujton të kaluarën …
    S’e bëri tërmeti,
    E bëri pushteti
    Fikët një qiri
    Që i jepte dritë qytetit
    Dhe ne pyesim veten: Përse?
    Unë jam Teatri
    Unë jam Shqiptar
    Fikët një qiri
    Që jepte dritë…
    Që i jepte dritë qytetit
    Përse? Përse? Përse?
    E latë dalëngadalë të vdesë,
    E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë
    Pastaj një të shtunë, natën
    Policia dhe buldozeri
    Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
    Çdo mbrëmje, çdo natë,
    Besuan te Teatri,
    Te një zemër që rrihte
    Fikët një qiri
    Fikët një flakë!
    Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!