×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkimi nga Kuvendi, fati i Ilir Metës në “duart” e Kushtetueses

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 15:23

    Ilir Meta ka hyrë sot në histori si Presidenti i parë i shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.


    Votimi i fshehtë u zhvillua në sallën e seancave plenare. Rezultati i votimit u bë publik nga deputeti Alket Hyseni.

    Pas numërimit të votave të 114 ligjvënësve të pranishëm, rezultoi se Ilir Meta shkarkohet nga pozicioni i tij si President me:

    104 vota PRO
    7 vota KUNDËR
    3 vota ABSTENIM

    Gjatë votimit të sotëm munguan 7 deputetë nga 122 që ka në përbërjen e tij Kuvendi.

    Tashmë, vendimi i Kuvendit duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!