×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës Genci Qana

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 10:27

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës Genc Qana.


    Kanë qënë problemet me pasurinë që kanë në marrjen e këtij vendimi nga KPK. Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012.

    Sa i takon pasurive të patundshme ai dhe bashkëshortja e tij Natalia Qana, kanë blerë një apartament me sipërfaqe 84. 4 m2, me vlerë 28 mijë euro.

    Një vit më vonë në vitin 2012 ai pasuri të patundshme dhuratë. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 116 m2, dhuruar nga vjehrri. Vlera e këtij apartamenti të dhuruar arrin në vlerën e 13 452 520 milionë lekëve të reja.

    Po në të njëjtin vit, dhuratë nga vjehrri ai ka përfituar edhe dy garazhe nëntokësore me sipërfaqe 18.6 m2, me vlerë 1 510 320 lekë dhe një tjetër me sipërfaqe 21.5 m2, me vlerë 45 800 lekë.

    Prokurori Genc Qana ka qenë numri dy i Prokurorisë së Tiranës në kohën që organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama dhe ka marrë sërish të njëjtin post në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Arta Marku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!