×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkatërrohet banda italo-shqiptare e grabitësve

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 12:02

    Policia italiane ka shkatërruar një bandë grabitësish italo-shqiptare. 10 persona, mes tyre shqiptarë e italianë, ranë në pranga mëngjesin e sotëm.


    Gjatë orëve të vona të natës, të armatosur me thika e zinxhirë, ata hynin në vila e banesa duke ushtruar dhunë fizike ndaj pronarëve.

    Hetimet e autoriteteve italiane kanë vërtetuar se ata janë përgjegjës të rreth 17 grabitjeve të ndodhura në provincën e Torinos, në Biella, në Novara e Perugia.

    Imazhet e siguruara nga videot e sigurisë në vila kanë ndihmuar policinë italiane në identifikimin e tyre.

    Ndër objektet e grabitura janë orë të shtrenjta, flori, para kesh, autovetura, pajisje elektroshtëpiake dhe veshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!