×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, dy persona në terapi intensive

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 11:11

    Shkon në 38 numri i të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi, ku dy persona janë në terapi intensive në spitalin Infektiv.


    Në përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, Albana Fico, Drejtore e IShP bëri me dije se:

    “Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

    Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste“.

    Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
    Tiranë 22 raste
    Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
    Lushnje 2 rast
    Elbasan 2 raste
    Fier 5 raste
    Rrogozhinë 2 raste

    Prej tyre:
    12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

    Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

    Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

    Fico iu drejtua me një thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi.

    “Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!