×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkrumbohet nga flakët një banesë në Milot

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 9:00

    Një shtëpi dykatëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e djeshme në Kurbin.


    Sipas policisë zjarri ka rënën në banesën e shtetasit M.C., ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    “Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot,Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale.

    Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.

    Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!