×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dames

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 13:30

    Edhe Shqipëria bëhet pjesë e donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.


    Mësohet se qeveria shqiptare do të dhurojë 100 mijë euro për katedralen historike që u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

    Ngjarja tronditi mbarë botën dhe disa biznesmenë kanë dhuruar deri tani miliona euro për rindërtimin e katedrales, së cilës i mbetën vetëm strukturat. Po kështu edhe Kosova u bë pjesë e donatorëve duke dhuruar një shumë parash që nuk është bërë publike.

    Deri më tani, ndihmat e mbledhura për rindërtimin e Notre-Dame kanë shkuar rreth 1 miliardë euro. Ato kanë ardhur kryesisht nga familjet e pasura të Francës. Edhe Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të Europës, kërkoi nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian që të ndihmojnë në rikonstruksionin e saj.

    Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar se katedralja do të rindërtohet brenda pesë vitesh, por ekspertët e shohin këtë gjë me skepticizëm. Ata gjykojnë se do të duhen të paktën 15 vjet për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!