×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si e fitoi mandatin e tretë? Rama nga Athina: Kemi luftuar për këtë

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 16:02

    Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Athinës ku po merr pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.


    Rama është pyetur nga ish-kryeministri Papandreou lidhur me mandatin e tretë të qeverisë, ndërsa Rama ka thënë se kjo ka ardhur, pasi shqiptarët sipas tij e besojnë se kjo është rruga e drejtë. Ai më tej ka theksuar se PS shihet si ndryshim dhe jo si pushtet.

    “Ne fituam mandatin e tretë. Kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet si pushtet por me ndryshimin. Kemi luftuar gjatë të gjithë kohës. Për të ndryshuar partinë tonë. Jemi përpjekur që të të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës.  Atyre që shihen si përfaqësues të drejtpërdrejtës. E para është kjo. Tjetra është ajo që ne kemi bërë. Njerëzit e kanë të qartë se kjo është rruga drejt progresit. Pra jemi përpjekur të jemi përherë. Duke u thënë se nëse krahasojmë atë që duhet të bëjmë jemi ende larg. Por nëse krahasojmë atë që gjetëm dhe bëmë është mjaftueshëm për të ndjerë të sigurt se kjo është rruga. Duhet të ecim para. Rezultatet janë të dukshme.”

    Rama ka shtuar se është optimist lidhur me rëndësinë e mandatit të tretë dhe sipas tij do të jetë faza e finalizimit të punëve të nisura.

    “Ka qenë një luftë e çuditshme. Kërkonim një mandat të tretë dhe ja dolëm. Jemi optimist dhe kemi mjaft punë të rëndësishme. Kemi projekte të mëdha. Po kështu shumë drejtime të mira. Jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online të shërbimeve për njerëzit. Nuk do ketë më zyra shërbimesh. Do i kenë në telefon dhe në kompjuter që të eliminojmë korrupsionin e vogël që është shqetësuese. Se kontakti me nën punësit do eliminohet. Mendoj që sa më shumë të bëhemi, ka kufizimet e veta”

    “Duhet të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet. Po përpiqemi të nxitim lëvizjen në këtë drejtim shpresoj të bëhet rrugëtim i natyrshëm i rajonit për të punuar paralelisht në Rajon. Për të parë sinergjinë. Jo të mbetemi në hapësirat tona dhe të vuajmë nga pamundësia për të qenë elastik. Për të mos pasur mundësi të plotësojmë nevojat. “ tha Rama. e.l/abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!