×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si e mbyti gruan 37 vjeçari në Shqipëri?

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 15:20

    Detajet nga krimi i rëndë brenda familjes në Gramsh, ku burri mbyti gruan, duke e lënë të vdekur në vend, tregojnë se ai e ngulfati viktimën me jastek.

    Autori është Alvin Hysa, banues në Grekan të Gramshit, kurse viktima është gruaja e tij, shtetasja Gurije Hysa.

    Gazetarja e “Panorama” bën me dije se ata janë prindër të tre fëmijëve, dhe jetonin në kushte skandaloze, mes mjerimit dhe varfërisë së madhe.

    Pas krimit, që dyshohet se mund të ketë pasur shkak sherret për xhelozi, thuhet edhe se ai kishte probleme mendore, ka marrë mushken dhe ka shkuar tek e motra, në fshatin Lumras në Berat dhe i thotë që ka vrarë gruan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!