×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si në filma, policia në ndjekje të shoferit që voziste si i “çmendur” në tunel

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 12:48

    Gjatë kontrolleve blic në tunelin e Krrabës janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.


    Policia njofton se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.

    Janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme. Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!