×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si u ekzekutua Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave të Tiranës

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 23:47

    Një tjetër vrasje trondit Tiranën. I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur u ekzekutua në qendër të kryeqytetit mbrëmjen e të hënës rreth orës 22:20 në rrugën “Zef Jubani” në zonën e Tiranës së Re, pranë banesës së tij.


    26-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një makinë tip Benz E-Class, i zi, në lëvizje. Kurti, sapo kishte dalë nga një palestër në këtë zonë dhe po kthehej në këmbë në banesë.

    Sipas lapsi.al ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në disa pika kyçe të kryeqytetit u ngritën postblloqe të policisë në përmjekje për të ndaluar autorët.

    Por kush është Jurgen Kurti?

    26-vjeçari është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përfshi në vrasjen e babait të tij. Ishte muaji prill i atij viti kur Kurti u arrestua për vrasjen e babait të tij Artur Kurti. Por djali do të fitonte shumë shpejt lirinë pasi për krimin u shpall fajtor daja i tij. Por nuk kaluan shumë kohë, para se i riu të përfshihej në një tjetër akt kriminal.

    Në prill të vitit 2017, Kurti u arrestua sërish për vrasjen e Agim Arapit pronarit të një picerie në Durrës. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit, Kujtim Ekonomi, krim i cili ndodhi për motive pronësie.

    egjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!