×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Simpatizantët e LSI i ranë borive në Surrel, Rama: Pse duhet të besdiset djali im

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 7:27

    Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e sotme i besdisur rëniene borieve të makinave të LSI pranë shtëpisë së tij në Surrel rrugës për në takimin përmbyllës në Tiranë. Rama u shpreh në “Opinion” se Zaho është mësuar me makinat dhe do i jenë dukur si Batman dhe Spiderman, ndërsa shtoi se do e gjejë vetë mënyrën për t’i shpjeguar thirrjen “Rama Ik”.


    “Çfarë lidhje ka djali im 6-vjeç që një autokolonë e tillë t’i kalojë tek shtëpia dhe të dëgjojë për të atin klithma. Që kur agresioni mbi shtëpinë është kthyer në praktikë. Kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Me autokolona që kushtojnë miliona euro.

    Zaho është mësuar me ato makina dhe i është dukur sikur kanë kaluar Batmanët dhe Spidermanet atje. Pyetjen “Rama ik” e di unë si ia shpjegoj.

    Lulzim Basha me autokolonë 4.5 mln euro. Aty brenda janë ata që duan të hapin bingot. Janë këta që dalin e vrasin. Janë ata që dalin nëpër takime dhe do i thonë bizneseve hajde na jep atë pjesën tonë se ne kemi 8 vjet që nuk marrim pjesën tonë”, deklaroi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!