×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot hapen Qendrat Tregtare, parukeritë, berberët dhe klinikat dentare, në Shqipëri

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 8:25

    Duke nisur nga dita e sotme, 11 maj do të rihapen pas një ndërprerje të gjatë nga pandemia të gjitha parukeritë në vend, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në Qendra Tregtare me protokolle strikte sigurie.


    Po kështu nga e hëna do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.

    Lajmi tjetër i mirë vjen për emigrantët pasi të gjithë të riatdhesuarit nga java e ardhshme do të vetekarantinohen në banesat e tyre.

    Çfarë nuk lejohet?

    Ndërkohë vazhdojnë të mbeten rregullat në fuqi, duke mos u lejuar grumbullimet me më shumë se 5 veta. Po ashtu ende nuk janë hapur aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji, transporti publik si dhe shërbimet në bare dhe restorante.

    Për t’u njohur me protokollin dhe masat higjieno-sanitare që duhet të ndjekë çdo biznesi që hapet të hënën klikoni në linqet e mëposhtme.

    Klinika dentare

    Qendra tregtare

    Trajtime estetike trupi/floke

    Kush hapet me 11 maj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!