×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tabulatet për Gërdecin, reagon Shkëlzen Berisha

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 23:13

    11 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, një vendim i një Gjykate amerikane në Florida, ka risjellë sërish debatin për këtë ngjarje me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.


    Shkëlzen Berisha përjashton përfshirjen e tij me AEY dhe takimin e tij me Diverolin.

    Në media sapo vendimi i Floridas u bë publik qarkulluan edhe disa tabulate telefonike, ato ishin të Fatmir Mediut dhe Mihal Delijorgjit. Ky i fundit ndër të tjera rezulton se ka biseduar edhe me djalin e ish-kryeministrit Berisha, raporton Top Channel.

    Pikërisht prë këto tabulate, ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha, i cili thekson se nga tabulatet del që ai ka biseduar me Delijorgjin, por nuk thuhet për çfarë.

    “Mendoj se duhet te korrigjoni faktin qe ju qenkeni ne dijeni se bisedat e mia me Delijorgjin paskan qenë për ecurinë e punës në fabrikë. Nga tabulatet del komunikimi me Delijorgjin, por nuk thuhet se për çfarë”, ka qenë reagimi i Shkëlzen Berishës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!