×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të gjithë në shtëpi nga koronavirusi, nga vet-izolimi kumbon himni kombëtar

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 14:27

    Nëse keni pasur në lagje një instrumentist, që shpesh mund t’ju ketë mërzitur me provat që bënte në shtëpi, sot do ta vlerësoni më shumë se kurrë.


    Pas duartrokitjeve për mjekët që po luftojnë me koronavirusin, një nismë e veçanta u ndërmor nga ministria e Kulturës dhe në fokus janë instrumentistët.

    Sot , në orën 12:00 ata patën një mision të veçantë: të zgjojnë me muzikë shqiptarët që janë në vetëkarantinim.

    Një nismë e tillë është parë edhe në Italinë fqinje, por është shtrirë edhe në Shqipëri si një mënyrë shumë e veçantë për ta kaluar më lehtë vetëkarantinimit dhe për të ndihmuar në luftën psikologjike këdo që i duhet të qëndrojnë brenda katër mureve, për të shpëtuar vendin.

    Shiu nuk ka penguar aspak shqiptarët të bëjnë gjestin e veçantë dhe emocionues për të dhënë sadopak shpresë dhe ndërgjegjësim në ditët e vështira që Shqipëria po kalon na COVID-19. Të gjithë të mbyllur në shtëpi, kanë dalë në ballkone për të kënduar himnin kombëtar, në përgjigje të nismës së Ministrisë së Kulturës, që sot në 12:00 dritaret e shqiptarëve të kumbonin nga muzika. Kjo është një video nga Komuna e Parisit që qytetarët kanë sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com ku dëgjohet himbi komëbëtar.

    Shumë artistë dhuruan nga shpirti i tyre artistik duke luajtur nga ballkonet pjesë muzikore, si trombisti i parë i TKOB, Ilir Kodhima dhe Flogert Shatraj, instumentist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!