×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjuan me armë, thyen këmbën duke i ikur policisë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 23:25

    Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Shkodër mbrëmjen e sotme, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.


    Petrit Isaj ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tij. Ai u arrestua nga policia. Isaj u lëndua në tentativë për t’u larguar.

    Ai theu këmbën teksa përpiqej të ikte nga forcat policore, raporton bw.

    Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve të shkollës së Veterinarisë. Policia informon se si rrjedhojë e të shtënave nuk ka asnjë person të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!