×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 33-vjeçar në Fier

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 15:41

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Fier.


    Sipas policisë, 44-vjeçari me inicialet R. M., në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!