×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Apokalipsi” në Shqipëri: Të lënduar dhe dhjetëra shtëpi të rrënuara nga tërmeti

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 11:46

    Më të forta ato kanë qenë në Korçë, duke kapur një magnitudë 5.3 Rihter. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës raportojnë se lëkundjet e para janë ndjerë në orën ora 04:26:17 të mëngjesit të sot, ku është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.


    Burime për Top Channel raportojnë se 5 persona janë plagosur nga shembja e banesve.

    Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit disa banesa janë dëmtuar. Sipas informacioneve të marra nga OSHEE, raportohet se në Kolonjë ka carje të mureve dhe rrezik të shembjeve të kabinave elektrike në fshatrat; Boshanj, Milec, Selenicë, Pishës, Çlirim, Qytezë, Shtikë dhe e dëmtime të shumta janë Pepellash, Blush, Qafzës, Qesatakë, Kaltanj, Helmes. Aktualisht pa energji janë Boshanj, Milec, Selenicë e Pishës, Helmes,Qyrezq, Çlirim .

    Ndërkohë burime nga prefektura raportojnë se rreth 50 shtëpi janë dëmtuar në Floq dhe Qafezes si dhe 10 dhe fshatin Vidohovë.

    Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë. Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme. Situata po ndiqet në vazhdimësi me prefekturat dhe gjithë institucionet. Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë edhe në kryeqytet rreth orës 09:15, por nuk ka informacione për dëme.

    Më pas lëkundjet e tërmetit kanë vijuar si më poshtë :

    Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

    Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!