×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theret me thikë një 19 vjeçar në Durrës, autori largohet me vrap nga vendngjarja

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 18:32
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një 19 vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë ditën e sotme nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.


    I plagosuri me inicialet S.G., banues në Hamallaj, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

    Njoftimi:

    Durrës/Informacion paraprak

    Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!