×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tmerroi banorët me të shtëna armësh, në pranga 25 vjeçari

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 9:53

    Një 25-vjeçar me iniciale P.I ka rënë në prangat e policisë pak pasi qëlloi në ajër me armë zjarri.  Sipas policisë, i riu  banues në lagjen “Guerile” , është arrestuar pak pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Policia menjëherë më pas ka arritur të sekuestrojë edhe armën e tipit (kallashnikov).


    “Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas. Sekuestrohet arma e zjarrit. Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I.  25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër

    Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër,  ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e  Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).

    Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal.”-njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!