×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trafikonte mina me telekomandë, si u arrestua 48-vjeçari në një lokal në Bradashesh

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 8:56

    Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për trafikim të minave me telekomandë. Finalizimi i operacionit “Bradasheshi”çoi në sekuestrimin e dy minave me telekomandë.


    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të minave me telekomandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 48 vjeç, banues në Durrës” njoftoi policia.

    Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!