Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Një 25-vjeçar në Korçë është arrestuar për transportim të emigrantëve të paligjshëm, kundrejt fitimit. Njoftohet se në pranga është vënë R. Ç., banues në Fshat-Maliq.


Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, janë vënë në ndjekje të automjetit.

Policia i ka bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit u gjetën 30 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.