×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre shqiptarë tentojnë të trafikojnë 40 kg drogë në Dubrovnik

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 9:07

    Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia kroate në Dubrovnik, pasi u kapën me një sasi prej 40 kilogramë marijuanë.


    Siç raportojnë mediat kroate, operacioni është zhvilluar të dielën në 27 tetor gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Karasovici.

    Makina me të cilën po transportohej lënda narkotike drejtohej nga një 56-vjeçar shqiptar, ndërsa ndodheshin edhe dy persona të tjerë 44 dhe 36 vjeç, po ashtu shqiptarë.

    Pas dyshimeve, policia urdhëroi kontrollin e makinës, ku gjeti 28 pako me total 39 kg e 485 gram marijuanë.

    Droga u gjet në pjesën e poshtme të automjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!