×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tronditet Fieri, 50-vjeçari vritet me armë zjarri në orët e para të mëngjesit

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 10:06

    Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Fier mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh.


    Policia njofton se viktima është shtetasi me inicialet A.T.

    Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!