×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U gjet i pajetë nga familjarët në Mirditë, 71-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 10:12

    Në fshatin Rreth i Epërm,Mirditë, në banesën e tij është gjetur i pajetë M.N 71 vjeç. Dyshohet se 71-vjeçari është vetëvrarë me armën e gjahut rreth orës 4:25 të mëngjesit.


    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    Deri tani nuk dihen detaje të tjera, nëse shtetasi jetonte vetëm apo me familjarë dhe kush e gjeti të pajetë.

    Një tjetër ngjarje u shënua pak para mesnatës së djeshme. Një 29 vjeçar u gjet i pajetë në një shtëpi të pabanuar dhe dyshohet se shkak është bërë mbidoza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!