×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap me 7 doza kokainë , shqiptari i shpëton mrekullisht burgut në Itali

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 9:21

    Operacioni kundër drogës në Albiolo, karabinierët e komisariatit të Olgiate Comasco gjatë kontrolleve rutinë në Via Roma vunë në pranga një shqiptar.


    Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i shqiptarit 34-vjeçar u bë pas tentativës për t’iu larguar policisë.

    Menjëherë policia u hodh në sulm dhe i shqti 34-vjeçarit 7 doza kokainë dhe 275 euro në para kesh.

    Në total, pesha e kokainës ishte 4.2 gram.

    Prokurori publik i Comos dhe prokurori publik Massimo Astori duke marrë parasysh sasinë e vogël të drogës, vendosi të lirojë të huajin, i cili kishte përfunduar në pranga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!