×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kapën me 111 kg drogë në formë çokollate, 3 në pranga

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 19:41

    Tre persona kanë rënë në pranga në një operacion policor të zhvilluar në Tiranë ku u kapën 111 kg lëndë narkotike, kanabis sativa. Të arrestuarit janë personat me iniciale E. K., 37 vjeç, M. L., 33 vje dhe I. G., 57 vjeç.


    Nga hetimet e policisë është zbuluar se tre të arrstuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të prerë në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

    Grupi u zbulua ditën e sotme pasi në mesditë personi me iniciale I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, i cili drejtohej nga E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike, raporton shqiptarja.com.

    Në bagazhin e një prej mjeteve të të arrestuarve janë gjetur 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate.

    Policia njofton se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!