×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kthye vonë në hotel por gjeti derën mbyllur, 49-vjeçari tenton të ngjitet nga muri dhe rrëzohet

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 12:46

    Pushimet për një 49-vjeçar shqiptar, banues në Belgjikë, nuk kanë përfunduar mirë. Vaso Koça ka qenë duke pushuar në një hotel në Elbasan. Mbrëmjen e djeshme ai është kthyer rreth orës 01:30 ku ka gjetur derën mbyllur dhe ka tentuar të ngjitet nga muri i jashtëm i hotelit.


    Në atë moment ai është rrëzuar duke pësuar edhe dëmtime. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!